Siguria rrugore, Policia paralajmëron shoferët (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës vijon patrullimet për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik dhe shqetësim i përditshëm për qytetarët.

“Edhe pse mendoni se mungon fizikisht Policia Rrugore, ju sigurojmë se nëse nxitoni në shkelje për të dalë i pari, përveç rrezikut do të merrni edhe gjobën sipas ligjit”, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar patrullimet përgjatë këtyre ditëve për parandalimin e ngjarjeve rrugore, si dhe evidentimin e segmenteve rrugore që përbëjnë rrezik për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?