Siguria ushqimore, AKU kontrolle në Shkodër tek subjektet “Beata” dhe “Burgaj”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka intensifikuar kontrollet në terren, duke ushtruar inspektime të detajuara në disa subjekte tregtare, përfshirë bizneset “Beata” dhe “Burgaj”. Këto kontrolle janë pjesë e një aksioni më të gjerë që synon garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Sipas burimeve zyrtare, inspektimet kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës, ku grupet e kontrollit kanë verifikuar kushtet higjeno-sanitare, mënyrën e ruajtjes së produkteve ushqimore, si dhe respektimin e rregullave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për sigurinë ushqimore.

Paralelisht me kontrollet në terren, Inspektorati i Përgjithshëm dhe AKU kanë zhvilluar takime me strukturat vendore në Shkodër. Në këto takime është diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e efikasitetit të kontrolleve dhe adresimin e problematikave të evidentuara gjatë inspektimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kanë theksuar se këto aksione nuk do të jenë të përkohshme, por do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjithë vendin. Qëllimi kryesor mbetet ndjekja nga afër e situatës në treg, parandalimi i shkeljeve dhe garantimi i cilësisë dhe sigurisë së produkteve që konsumojnë qytetarët. AKU u ka bërë thirrje subjekteve tregtare të respektojnë me rigorozitet standardet ligjore dhe të bashkëpunojnë me inspektorët gjatë kontrolleve, duke theksuar se çdo shkelje do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2289 (78.2%)
Jo 638 (21.8%)

Vota totale: 2927