“Sigurohuni që njerëzit e vdekur nuk kanë votuar”/ Grenell kërkon verifikime shtesë rreth votave
Mesa duket, rezultati i zgjedhjeve në SHBA nuk do jetë i shpejtë si herët e tjera, pasi i dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Richard Grenell, ka bërë thirrje që të shikohen vendbanimet e votuesve me qëllim që të sigurohen se njerëzit e vdekur nuk kanë votuar.
Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka deklaruar se është e rëndësishme që të bëhen të gjithë verifikimet e nevojshme, pasi sipas tij njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme.
The people deserve to know that all the votes are LEGALLY made.
Look at the residences of the voters. Make sure dead people didn’t miraculously vote. Verify votes are LEGAL.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) November 4, 2020
“Njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme. Shikoni vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vdekur mrekullisht nuk kanë votuar. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, shkruan Grenell.