Sihana dhe Amari, dy foshnjat e para të vitit 2024 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë u dhuron çekun e bebes

Sihana dhe Amari janë bebet e para të cilët kanë ardhur në jetë në minutat e para të vitit 2024 në dy maternitetet në Tiranë dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot të porsalindurit në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”.

Në Maternitetin Koço Gliozheni”, ministrja Koçiu teksa uroi për një vit sa më të mbarë dhe të begatë për të gjithë shqiptarët, ka dhënë çekun e bebes për Sihanën, vajzën që lindi shëndoshë e mirë 1 minutë pas mesnate.

Gjatë kësaj vizite, ministrja shprehu mirënjohje për të gjithë stafin mjekësor që ishin në shërbim të nënave dhe fëmijëve në natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të Vitit të Ri ndërsa theksoi se qeveria dhe ministria do të vijojnë me programet për mbështetjen e fëmijëve, sikurse është edhe bonusi i bebes për të gjithë fëmijët të cilit lindin në Shqipëri.

“Do të vazhdojmë të mbështesim familjet dhe të porsalindurit në vendin tonë”, ka nënvizuar ministrja Koçiu.

SHKARKO APP