Silva Bino: Bëni dozën e dytë të vaksinës, studimet tregojnë efektivitet ndaj variantit Delta

“Mos neglizhoni dozën  e dytë”. Ky është mesazhi i shefes së Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, që citon një studim që vlerëson efektshmërinë e dozës së dytë edhe për variantin Delta të koronavirusit, që duket më i rrezikshmi për momentin.

“Studimi më i fundit i Agjencisë të Shëndetit publik në Angli, akoma jo i certifikuar tregon për herë të parë se 2 doza të vaksinave ndaj COVID-19 janë mjaft efektive ndaj hospitalizimeve nga varianti Delta (B.1617.2). Pritet që ky efekt te jete i lartë edhe ndaj vdekshmërisë. Analiza tregon se ky efektivitet i vaksinave është i krahasueshëm me atë ndaj variantit Alpha”, shkruan mjekja e njohur në profilin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në një botë që po hapet dhe me udhëtimet nga një vend në tjetrin askush nuk është i mbrojtur ndaj sëmundjeve të rënda që mund të shkaktojnë variantet e reja nëse nuk është i vaksinuar dhe për më tepër në çdo lloj moshe”, vijon mesazhin Bino.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?