Silva Bino: Gjysma e popullsisë e vaksinuar kundër covid 19. Shqipëria e treta në rajon për vaksinimin

Gjysma e popullsisë së Shqipërisë është vaksinuar me vaksinat anti-covid. Lajmin e ka bërë të ditur, Silva Bino shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së.

Vaksinimi ka sjellë këtë situatë të përmirësuar. Në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 mln doza,mbi 87% e tyre janë përdorur. Shqipëria ka një nivel përdorimi të lartë të vaksinave. Pfizer është me e përdorur, Coronavac, pastaj Astrazeneca. Ne kemi një mbulesë mbi 15% me dy doza dhe 50% me një dozë. Grupmoshat 80 vjeç e lartë kemi një mbulesë vaksinale të lartë, që vihet re edhe në grupmoshat 60-60 vjeç. Mbulesë të ulët ka mosha 40-50 vjeç dhe nën 40 vjeç.

Sa i përket punonjësve shëndetësorë, 93% e kanë marrë një dozë të vaksinës, edhe punonjësit e policisë dhe të gardës që kanë një mbulesë 98%. Këto të dhëna raportohen krahas OBSH. Shqipëria është vendi i tretë në rajon në lidhje me mbulesë vaksinale për të gjithë popullatën“, tha Bino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?