Silva Bino i përgjigjet Tritan Shehut, tregon si llogariten testimet
Shefja e Departamenti të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino, thotë se mënyra e përhapje së Covid-19 me rrugë ajrore e bën këtë sëmundje të veçantë dhe ku testimi luan një rol të rëndësishëm për marrjen e masave të kontrollit. Duke ju përgjigjur akuzave të ish-deputetit të PD-së, Tritan Shehu dhe qartësuar testimin që kryhen në strukturat publike dhe ato private Bino thekson se çdo testim depistimi i cili përmbush edhe përkufizimin e rastit dhe pavarësisht rezultatit nëse del pozitiv apo negativ detyrimisht duhet te llogaritet se bashku me testimin qe kryhet për diagnozën.
”Testiing testing testing. Testim, Testim Testim. Po përse aktualisht në këtë pandemi kemi një fokus të veçantë në këtë fjalë dhe në këtë veprim i cili përdor një teknologji relativisht të re atë molekulare ( po të marrim parasysh historinë e diagnozës së sëmundjeve infektive) dhe po hap rrugën dhe për shumë teknologji të tjera të reja. John Snow nuk kishte mjete por përdori gjurmimin dhe aftësitë krahasuese dhe analitike të kohës të cilat janë përsosur sot që të gjente shkakun pse njerëzit sëmureshin më shumë dhe me çfarë mund të transmetohej sëmundja por ai nuk mund të thoshte se çfarë ishte agjenti shkakëtar i sëmundjes.
Për të gjithë ata që njohin sëmundjet infektive me themel dhe kanë punuar në terren për kontrollin e tyre e dijnë shumë mirë që qysh kur fillon hetimi epidemiologjik apo gjurmimi vendosen masat e kontrollit, pikërisht hetimi dhe gjurmimi e analiza e thelluar të tregojnë rrugët e transmetimit dhe si është niveli i atakut etj.
Natyrisht zbulimi i shkakëtarit dhe njohja e mekanizmave të tij të veprimit dhe si hyn dhe dëmton organizimin apo organe të caktuara të njeriut apo kafshës të japin më tepër të dhëna dhe saktësojnë ato epidemiologjike mbi mënyrën e transmetimit. Deri sa të njohim këto kemi mendjen dhe aftësinë analitike. Përsëri të gjithë ata që njohin me themel e kanë punuar me epidemitë e sëmundjeve infektive në terren kur kemi një epidemi me shumë njerëz dhe nuk e njohim shkakëtarin qysh në rastin e dyshuar veprojmë me masa kontrolli. Më pas njohim shkakëtarin por kur numri është i lartë jo të gjithë testohen pasi tashmë e njeh shkakëtarin dhe sëmundjen”.