Silva Bino: Kemi bërë tamponë për koronavirusin që në fund të janarit, ja pse nuk kemi rritje të menjëhershme të të infektuarve

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, than ë një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se testimet me tamponë për koronavirusin në Shqipëri kanë nisur që nga fundi i muajit janar.

Bino u shpreh se situata në vendin tonë nuk është shqetësuese, pasi nuk kemi një rritje të menjëhershme të të infektuarve dhe viktimave, dhe kjo sipas saj, falë masave të marra nga qeveria.

“Ne kemi pak a shumë, pavarësisht që kemi raste, por kemi një luhatje të ngadaltë, pra nuk kemi një rritje të menjëhershme. Kjo ka ardhur si pasojë e masave të marra.

Kemi një rritje të numrit të të shëruarve dhe të atyre që mjekohen në spital dhe nuk kanë nevojë për t’u shtruar në spital. Qëllimi ynë është që të kemi sa më shumë qytetarë jashtë spitalit”, tha Bino.

Pjesë nga intervista:
Grafiku ka një ngjashmëri me Italinë…

Grafiku i rëndësishëm ëstë ai që ne bëjmë, që vëmë njëra mbi tjetrën kohën e fillimit të shenjave të sëmundjes dhe të testimit.

Në Itali po rritet numri i të shëruarve, por vazhdon i lartë numri i vdekjeve. Edhe ne kemi vdekje, në mos çdo ditë, në dy ditë… Italia ama ka hyrë në fazën e mbarimit të krizës, ndërsa këtu te ne ju thoni që kriza duhet mbajtur nën kontroll edhe për të paktën dy javë…
Që në janar, edhe në shkurt ne kemi kryer testime.

Ju po thoni që keni kontrolluar që në janar, ndërkohë që kriza në janar ka qenë vetëm në Kinë…
Po natyrisht ne kemi marrë udhëzim nga OBSH, që në fund të dhjetorit. Pastaj, në janar bota u sensibilizua, dhe nga fundi i muajit ne kemi testuar raste, që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura. Testimet me tampo i kemi filluar që në fund të janarit.

Kemi qenë bashkë në studio dhe ju nuk më keni thënë që keni bërë testime…
Patjetër që kam thënë. Kanë qenë studentët e kthyer, kemi pasur një rast edhe që u shtrua në spital, dhe që rezultoi grip në atë kohë.

SHKARKO APP