Silva Bino merr dozën e dytë të vaksinës, Manastirliu: Së shpejti do kemi lajme të mira

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino ka marrë ditën e sotme dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar foto nga momenti i vaksinimit të Binos.

Ajo shkruan se së shpejti do të ketë lajme të mira për procesin e vaksinimit në Shqipëri. Ministrja thekson se është drejt përfundimit vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë vendin dhe se deri tani janë kryer 21 613 vaksinime në total në radhët e bluzave të bardha dhe të moshuarve.

“Është drejt përfundimit vaksinimi i stafeve tona mjekësore në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 21 613 vaksinime anti COVID për bluzat e bardha dhe të moshuarit + 80 vjeç. *Së afërmi lajmë të mira për intensifikimin e procesit të vaksinimit. Shqipëria buzëqesh”, shkruan ministrja.

Mjekja Silva Bino mori dozën e parë të vaksinës në Vlorë rreth tre javë më parë. Ministrja Manastirliu deklaroi se kishte qenë vendimi i saj personal për t’u vaksinuar pikërisht në Vlorë.

SHKARKO APP