Silva Bino: Në zonat e gjelbra asnjë i infektuar. Transmetim të virusit kemi në Tiranë dhe Krujë

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se situata nga koronavirusi është nën kontroll.

Bino u shpreh se është trefishuar numri i testimeve të kryera dhe se po merren masa për gjetjen aktive të rasteve. Ajo shtoi se në zonat e gjelbra nuk ka pasur asnjë të infektuar me koronavirus dhe se transmetim të virusit kemi në Tiranë dhe Krujë.

“Situata duket jo keq, kemi trefishuar numrin e testimeve këtë muaj dhe kemi dhe një indikator, që është 5% pozitivite, një indikator shumë i mirë në lidhje me kontrollin e virusit. Kjo është arsyeja që po marrim masa që të rrisim numrin e e testimeve dhe të bëjmë edhe gjetje aktive të rasteve. Ne po përdorim disa metodika të reja, duke përfshirë mjekun e familjes dhe duke integruar shërbimet e shëndetit publik. Kemi përforcuar edhe shërbimin e gjurmimit të kontakteve. Kemi dy qytete ku kemi transmetim të virusit, Tirana dhe Kruja dhe vetëm Shkodrën kemi evidentuar raste. Zonat e gjelbra janë pa raste, pavarësisht rritjes së numrit të testimeve”, tha Bino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?