Silva Bino: Po diskutojmë për marrjen e dozës së tretë të vaksinës

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino ka dhënë detaje rreth personave të prekur nga varianti ‘Delta’ në vendin tonë.

6 prej rasteve kanë qenë të vaksinuar, 2 prej tyre në Mbretërinë e Bashkuar me AstraZeneca. Dy prej rasteve me një dozë Pfizer, dy raste me dy doza Coronavac“, tha Bino.

Ndër të tjera Bino iu përgjigj interesit të medias, lidhur me procesin e vaksinimit dhe nëse do të jetë e nevojshme marrja e një doze të tretë të vaksinës anticovid, ashtu sikundër ka nisur në disa vende të botës.

Ne kemi ndjekur modelin e Turqisë, pavarësisht se kemi patur strategjinë tonë. Planifikim për një dozë të tretë, është duke u marrë në konsideratë, në bazë të të dhënave nga studime të ndryshme në botë. Testi i anticorpeve nuk është diçka që sygjerohet, nuk janë metodologji të standardizuara, mund të japin falsitete. Ju them qytetarëve të vaksinohen dhe të ruhen, mos rendin pas analizave të antikorpeve,” tha Bino.

SHKARKO APP