Silva Bino: Zgjedhjet në universitet nuk duhen zhvilluar tani!
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka folur së fundmi edhe për zgjedhjet që do të mbahen në Universitete.
Përmes një komenti në postimin e mjekut Erion Dasho, ajo është pyetur për zgjedhjet në fakultete, të cilat kanë hapur një debat të madh.
Sipas Binos, zgjedhjet nuk duhet të mbahen. Ajo thekson se më e mira është të jenë në mënyrë digitale.
Megjithatë pavarësisht shumë polemikave, zgjedhjet do të mbahen më 30 Korrik. Risku i infektimit është i madhe, por kështu ka vendosur ministrja.
Bino ka shkruar:
Mendoj se nuk duhet të bëheshin tani në këtë situatë ose të bëhen totalisht digjitale.