Silva Caka: Donika Prela do t’a kalojë Vetting-un me rregull 3-shi

Deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar me anë të një statusi në lidhje seancën dëgjimore të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimiti për drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, në të cilën Prela nuk e kaloi pasi ONM ngriti pikëpyetje mbi transparencën financiare të saj.

Ajo ka ironizuar duke shkruar se Donika Prela do t’a kalojë Vetting-un me rregull 3-shi. Sipas Cakës, me po të njëjtin intensitet do injorohen edhe pikëpyetjet e ngritura nga ONM, mbi krijimin e pasurisë së Donika Prelës, pasi ka lezetin e vet edhe të qenurit shoqe e Artës.

Statusi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Donika Prela do t’a kalojë Vetting-un me rregull 3-shi!

Swiss Digital Mobile Reklama

ONM kundërshtoi kandidatët jo-gjyqtarë dhe jo-prokurorë për KLGJ dhe KLP – Ata u zgjodhën të gjithë në radhët e KLGJ dhe KLP nga Ulsiu

ONM ngre pikëpyetje mbi transparencën financiare e Znj. Prela – Ajo kalon procesin e Vetting-ut me sukses.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u kërkua me forcë nga Edi Rama, si strukturë që do të garantonte zbatimin me transparencë të ndryshimeve kushtetuese dhe paketës ligjore, derivat i Reformës në Drejtësi dhe në asnjë moment NUK u morën në konsideratë rekomandimet e tij.

Me po të njëjtin intensitet do injorohen edhe pikëpyetjet e ngritura nga ONM, mbi krijimin e pasurisë së Donika Prelës.

Ka lezetin e vet edhe të qenurit shoqe e Artës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?