Silva Caka nxjerr dokumentin: Prokuroria, sërish vegël qorre e Qeverisë
Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka nxjerrë një dukement për një vendim të Prokurorisë së Tiranës për mosfillimin e procedimit penal për kreun e Komisariatit 4 në Tiranë, për ushtrim dhune ndaj grave banore të Bregut të Lumit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Caka, ndër të tjera shprehet se “Megjithëse, gjithë Shqipëria, nëpërmjet raportimit të medieve, e dëgjoi dhe e pa me zë e figurë kur kreu i Komisariatit Nr. 4, Tiranë, qëllonte mbi gratë e “Bregut të Lumit”, Prokuroria shurdhe dhe qorre, nuk i konsideron dhunë veprimet e tij, madje i kualifikon si veprime të ligjshme dhe të drejta”.
Postimi i plotë i Cakës
Prokuroria u bë sërish vegël qorre e Qeverisë!!!
Pas kallëzimit penal të Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj Kreut të Komisariatit Nr. 4, Tiranë, Z. Agim Hoxha, për ushtrim dhune ndaj grave banore, Prokuroria funksionon si strehë dhe shpëtimtare e tyre!
Prokuroria godet sërish!!!
Gjithë Shqipëria, nëpërmjet raportimit të medieve, e dëgjoi dhe e pa me zë e figurë kur kreu i Komisariatit Nr. 4, Tiranë, qëllonte mbi gratë e “Bregut të Lumit”, ndërsa Prokuroria shurdhe dhe qorre, nuk i konsideron dhunë veprimet e tij, madje i kualifikon si veprime të ligjshme dhe të drejta.
Ju ftoj të lexoni argumentimin sa idiot, aq edhe të verbër të Prokurorisë, e cila vërtetoi edhe një herë se drejtësia e reformuar funksionon vetëm për të varfërit e të thjeshtët; për kriminelët, pushtetarët e korruptuar dhe policinë e inkriminuar, Prokuroria funksionon si strehë dhe si shpëtimtare!
Asgjë nuk merr fund këtu; beteja jonë me kriminelët e veshur me pushtet e uniformë do të vazhdojë dhe shumë shpejt, jo vetëm që nuk do të fitojnë e do të dënohen, por do t’i zënë edhe mallkimet e atyre grave e nënave, shpirtin e të cilave i kanë helmuar!



KOHA JONË SONDAZH

