Simboli komunist me vajzat partizane, FRESH gati për festën e Çlirimit

 

Joleza Koka, kryetarja e FRESH  njoftoi se “Rikthehet “Partyzan” në versionin 2.0”, event që do të organizohet nesër në mbrëmje nga të rinjtë socialistë te  “Lollipop Club”.

Joleza Koka sqaroi të rinjtë e Tiranës se ky event do të shoqërohet me “Muzikë të veçantë partizane dhe jo vetëm në një aktivitet, pak ditë para Ditës së Pavarësisë e Festës së Çlirimit.

“Hyrja është falas e pija e parë ofrohet nga ne.”

“Biletat mund t'i tërhiqni tek hyrja e Lollipop!”

“Për të mos u humbur!”

Madje përveç njoftimit, në profilin e saj Facebook Joleza Koka ka vendosur një partizane me yllin komunist në kapele, para këtij eventi.

I vetmi ndryshim është emërtimi i “Partyzan” dhe jo “Partizan” siç është emërtimi në shqip, teksa vlerësohet gjithsesi kontributi i këtyre të fundit në Luftën Nacionalçlirimtare, nga të rinjtë socialistë, ndonëse ka kritika për rolin e tyre pas luftës dhe vitet e diktaturës që pasuan Shqipërinë.  

SHKARKO APP