Simbolika e gjelit të detit, fermerët e Zadrimës: Një vit punë për një darkë

 

Gjeli i detit, simbolikë e tryezës festive të ndërrimit të viteve, për fermerët e Zadrimës duhet të konsumohet në cdo periudhë të vitit. Ndërsa thonë se e mbarështrojnë shpendin më shumë për pasion se për të ardhurat e pakta që nxjerrin prej tij, shtojnë se këtë vit pati rënie të ndjeshme të shitjeve, duke i detyruar të tolerojnë në çmim. 9 mijë lekë të vjetra për kg u shit një gjel deti prej fermerëve këtë fundvit.

Gjeli i detit, simbolika e darkës së fundvitit për familjet shqiptare, për fermerët do të thotë 1 vit punë, që në fund të ardhurat nga shitja që nuk i kalon 5 mijë lekë të reja, nuk përkthehen me mundin e harxhuar.

Lek Pema nga fshati Krajen i Lezhës është një nga shumë fermeret e zonës, që merret prej vitesh me mbashtrimin e Gjelit të Detit.

Çdo vit rrit rreth 250 krerë gjela, të cilët i ushqen me misër.

Zogjtë e detit i rrit me shumë pasion, dhe ia ka arritur të gjenerojë të ardhura për të mbajtur familjen.

Në fshatrat e Zadrimes në Lezhë terreni fushor i zonës është mjaft i përshtatshem për rritjen e gjelit të detit.

Ata rrëfejnë se në tre vitet e fundit janë ndeshur me mungesën e tregut të shitjes dhe kërkesat në rënie, ndërsa kostoja për rritjen e këtij shpendi është e lartë.

Sipas fermereve kërkesat gjatë vitit për mishin e gjelit të detit, janë të papërfillshme.

Altin Prenga është një prej shefave të kuzhinës që gjelin e detit e ka bërë pjesë të vazhdueshme të menusë së restorantit të tij.

Zv.ministri i Bujqësisë Gjok Jaku thotë se gjendja ekonomike e familjeve, janë arsyeja e mungesës se gjelit të detit në tavolinën e shqiptarëve në cdo stinë të vitit.

Në Zadrimë të Lezhës ku cdo periudhë të fundvitit promovohet mishi i gjelit të detit përmes panairit tradicional, cdo vit rriten mbi 20 mijë shpendë.

SHKARKO APP