Simptomat e çuditshme dhe afatgjate të Covid-19, Kumar: Nuhasin erë peshku dhe…

Njerëzit të cilët janë shëruar nga Covid-19, për një kohë të gjatë kanë raportuar se ata nuhasin erë peshku të pakëndshëm, squfur dhe diçka të ëmbël. Ky fenomen është i njohur si parozmia, që do të thotë ”shtrembërim” i ndjenjës së nuhatjes, dhe është më i theksuar te të rinjtë dhe punëtorët shëndetësorë.

Otorinolaringologu, profesor Nirmal Kumar thotë se simptoma është shumë e çuditshme dhe unike. Sipas tij, disa pacientë deklarojnë se nuhasin peshk në vend të ndonjë ere tjetër, dhe të tjerët se nuhasin djegie edhe kur nuk ka tym afër.

Kumar shpjegoi se Covid-19 është një “virus neurotropik”, që sulmon indet nervore dhe prek nervat në majë të hundës, e cila është një tronditje për sistemin nervor.

SHKARKO APP