Simptomat e variantit indian, dhimbja e kokës dhe rrufa lidhen me mutacionin delta

Dhimbja e kokës, djegia e fytit dhe rrufa janë simptoma që lidhen më variantin delta të Covid-19, që njihet ndryshe dhe si mutacioni indian. Konfirmimi ka ardhur nga disa shkencëtarë të Britanisë së Madhe që kanë bërë një studim.

Profesori Tim Spector thotë për BBC se infektimi me variantin Delta të Covid-19 mund të duket si një “ftohje e keqe” për të rinjtë. Pavarësisht se mund të mos sëmuren rëndë, ata mund të jenë transmetues dhe të vendosin të tjerët në rrezik.

Shkencëtarët këshillojnë personat që kanë këto simptoma që të kryejnë një test për të parë nëse janë infektuar ose jo.

Ndërkohë, mutacioni indian është më prezenti aktualisht në botë. Në Britani, ky variant detyroi autoritetet që të shtynin rihapjen e plotë me disa javë.

SHKARKO APP