Simsek kallëzon penalisht institucionet, shkak kërkesa për azil

Shtetasi turk, Selami Simsek i konsideruar nga qeveria turke si pjesë e gylenistëve që organizuan grushtin e shtetit në Turqi në korrik 2016, këtë herë ka paditur institucionet shqiptare në gjykatë, kjo për mosdhënien e statusit azilant politik. Simsek ka depozituar padinë, duke kërkuar statusin e azilantit politik të cilin Shqipëria ja mohoi në mars të këtij viti duke i hapur rrugë dëbimit të tij drejt Turqisë.

Simsek u arrestua më 8 korrik 2019, teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë. Atij iu sekuestrua pasaporta false e cila e çoi në pranga.

Azilin të cilin ai se fitoi me kërkesën me argumentin se i rrezikohet jeta në Turqi, kërkon ta fitojë me vendim gjykate. Ai kërkon që gjykata të ndaloj edhe proçedurat e dëbimit të tij nga shqipëria drejt turqisë, vend në të cilin Simsek thotë se i rrezikohet jeta.

SHKARKO APP