Sindikata e Pavarur e Arsimit lajmëron protestë më 19 janar: Mësuesit nuk kanë regjistra

Edhe pse po bëhen 4 muaj që ka nisur viti shkollor 2021-2022, jo të gjithë mësuesit i kanë marrë regjistrat ku shënojnë notat dhe mungesat e nxënësve. Ata kanë punuar me fletoret e tyre personale. ”Disa i kanë, disa jo. Mësuesit që kishim ne sot mësim nuk i kishin”, thotë një nxënëse.

Sindikata e pavarur e arsimit paralajmëroi nisjen e protestave më 19 janar për mungesën e regjistrave në shkolla si dhe kushtet minimale të punës, por më pas u njoftua anulimi i saj pasi në po të njëjtën ditë do të zhvillohet një takim me këshillin kombëtar të arsimit parauniversitar për këto problematika.

Ministria e Arsimit tha për ”Top Channel”, se vonesa ka pasur për arsye teknike e këtë të hënë ka nisur procesi i shpërndarjes, kryesisht të arsimit bazë, e shpërndarja do të vazhdojë te klasat e tjera n ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, janë shtuar mungesat e mësuesve në institucionet arsimore dhe nxënësit nuk po zhvillojnë programin mësimor të plotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?