Sindikata e Policisë kërkon bashkëpunim me Gledis Nanon

Emërimi i Gledis Nanos në krye të Policisë, është pritur më interes edhe nga Sindikata e Punonjësve të Policisë. Sadetin Fishta, shprehet optimist për një bashkëpunim të mirë.

”Është përgatitur marrëveshja, ose kontrata e re kolektive që ka të bëjë me ndryshimet të gjithë legjislacionit policor që është në polici dhe kjo marrëveshje do jetë nesër Kushtetuta e gjithë punonjësve të policisë. Aty do jenë detyrimet e punëdhënësit, detyrimet e punëmarrësit dhe detyrimet e gjithë Sindikatës që ka ndaj institucionit të policisë. Kjo do të forcojë marrëdhëniet institucionale dhe partneritetin me drejtorin e përgjithshëm”,-tha Fishta.

Sipas Fishtës, ndryshimi i kupolës drejtuese është një hap për një polici më të mirë si dhe për mbrojtjen e punonjësve të cilët për 4 vite ishin shtypur në drejtimin e Ardi Veliut, i cili sipas Fishtës nuk ka mbajtur asnjë kontakt me Sindikatën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?