Sindikata e Policisë letër qeverisë ”Rama 2”: Policët në vështirësi
Policia e Shtetit është nën akuzat për dhunën në protestat ndaj vrasjes së Klodian Rashës, Sindikata e Punonjësve të Policisë i është drejtuar me një letër qeverisë ”Rama 2”, ku rendit problemet e brendshme me të cilat përballen efektivët gjatë ushtrimit të detyrës.
Problematika kryesore sipas Sindikatës është trajtimi me pagë të ulët që ka ndikuar në dorëheqjen e punonjësve të policisë nën moshën 40-vjeç. Një tjetër problematikë që duhet të gjejë zgjidhje, sipas tij është dhe sigurimi i jetës për efektivët e policisë, përfitimi i kredive të buta.
”Një seri përfitimesh që u takojnë punonjësve të policisë në lidhje me zbatueshmërinë e ligjit të policisë së shtetit që është në fuqi. Bëhet fjalë për një nen të veçantë ku thuhet se shteti merr përsipër sigurimin e jetës së punonjësve të policisë. Kjo ka të bëjë me policën e sigurimit që duhet të ketë çdo punonjës policie në rast të një aksidenti apo tjetër dhe kompanitë e sigurimit duhet të marrin përsipër të gjithë dëmin dhe jo shteti.
Në letrën drejtuar qeverisë, thuhet se mbi 7000 punonjësve u është hequr e drejta për tu trajtuar me një vakt ushqim, ndaj krahas këtij problemi duhet zgjidhur dhe trajtimi me pension shërbimi dhe suplementar. ”Ka dy vendime që lidhen me trajtimin me ushqim. Paçka se punonjësit punojnë 10-12 orë punë edhe sot e kësaj dite nuk po implementohet”,-thotë më tej Fishta.