Sindikata kërkon rritje page për mësuesit, paralajmëron grevë pas majit

Sindikata e Pavarur e Arsimit paralajmëron grevë të mësuesve nëse pagat e tyre nuk do të rriten me 20% deri më datën 1 Maj.

Shkak sipas Sindikatës mos mbajtja e Premtimit që Kryeministri Edi Rama e ka bërë rreth 2 vite e gjysme më parë.

Nevruz Kaptelli shprehet se pagat dhe kushtet e punës së mësuesve kanë mbetur po të njejtat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse nuk nuk rritet paga brenda muajit maj do bejmë thirrje për grevë” paralajmëron Nevruz Kaptelli, kryetari i kësaj sindikate.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të vitit të kaluar ish-ministrja Nikolla deklaroi se buxheti i Ministrisë së Arsimit prej 39 miliardë lekësh mundëson rritjen e rrogave me 7%.

Por duket se edhe ky mars i gjen mësuesit me paga të njejta.

Në mungesë të vlerësimit financiar atyre u mbetet të ndihen të kënaqur vetëm me vlerësimin moral që politika nuk heziton ta shpreh çdo 7 Mars.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?