Sinoptikanët: Ja si ndryshon moti ditën e premte

Sipas sinoptikanëve, ditën e premte në vend parashikohet një ndryshim i lehtë i kushteve meteorologjike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, thotë se dita do të nisë me mot me kthjellime e gradualisht në veriperëndim e bregdet do të shfaqen vranësirat shtresore.

Përkohësisht në formë të izoluar në këto zona do ketë shi të dobët.

Era juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 2°C deri në 13°C
zoant e ulëta 4°C deri në 22°C
zonat bregdetare 7°C deri në 21°C

SHKARKO APP