Sirianët mosbindje ndaj Ramës, hyjnë dhe dalin në kufi në mes të pandemisë (VIDEO)
Që pas datës 9 mars, ku edhe u zbulua rasti i parë me Covid-19 në Shqipëri, disa ditë më vonë qeveria mbylli kufijtë. Ende sot kufijtë janë të mbyllur por kjo nuk i ka ndaluar refugjatët që të futen në territorin shqiptar apo dhe ata që jetojnë në Shqipëri, të shkojnë drejt vendeve të BE-së.
Korça është porta e artë, nga ku kalojnë sirianët që paguajnë shifra që variojnë nga 150 euro. Pothuajse çdo ditë Policia raporton për arrestime për kalime të paligjshme por këtu lind pyetja se pse sirianët po tregojnë mosbindje civile ndaj vendimeve të qeverisë? Sa rrezikon vendi dhe a rritet kurba e rasteve të reja me Covid-19?
Derisa këto përgjigje mund edhe të mos merren, realiteti nuk është ajo që tregon kreu i qeverisë. Të mërkurën, Policia e Shtetit bëri me dije tre persona janë arrestuar, mes tyre një shtetas sirian, të cilët akuzohen se trafikonin shtetas të huaj drejt BE duke përfituar para.
Policia e Maliqit, ka lënë në pranga shtetasit me iniciale Xh.Sh, 24-vjeç, banues në Fushë-Milot, Lezhë, K.T, 23-vjeçe, banuese në Cërrik, Elbasan, S.M, 39-vjeç, shtetas sirian, me banim të përkohshëm në Tiranë. Ata kërkonin 150 euro nga klandestinë me premtimin e kalimit drejt vendeve të BE-së.