Sistem i veçantë për të parashikuar përmbytjet, Balluku: Projekti me vlerë 35 milionë euro

Një sistem i veçantë për parandalimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore që kryesisht vijnë nga rreziqet klimaterike do të ndërtohet në vendin tonë. Qeveria shqiptare, gjermane dhe ajo zvicerane po vënë në dispozicion 35 milionë euro për të financuar modernizimin e infrastrukturës së nevojshme. Ky sistem pritet të siguroj të dhënat që i kanë munguar vendit në rast të fatkeqësive natyrore.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku shfaqi dobësitë dhe nevojat në territorin që goditet nga fatkeqësitë natyrore. ”Qeveria, bashkitë, prefekturat emergjencat civile nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimaterike sepse prodhojmë 100% energji të rinovueshme, sepse fatkeqësisht kemi industri të pazhvilluar, por fakt është se nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimaterike ekstreme që i shohim kudo, nuk kemi as aftësinë e mbrojtjes së izoluar të vendit tonë jokontributor”, deklaroi ministrja Belinda Balluku.

Vitin e ardhshëm 61 njësive të pushtetit vendor do t’iu ndahen gati 1.1 miliardë lekë nga 993.5 milionë në 2023-shin dhe rreth 1 miliardë këtë vit. Po a mjaftojnë 41 milionë lekë më shumë për të menaxhuar përmbytjet? Sipas Bankës Botërore Shqipëria këtë vit renditet një ndër vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimaterike.

SHKARKO APP