“Sistemi të diskutohet për zgjedhjet e 2021”, aleatët e opozitës të ndarë për financimin e partive

Opozita e Bashkuar është duke zhvilluar diskutime rreth versionit final të draftit për reformën zgjedhore, që pritet të bëhet publik javën e ardhshme. Sipas aleatëve të Lulzim Bashës, Dashamir Shehi i LZHK dhe Agron Duka i PAA, nëse kemi zgjedhje të parakoshme, atëherë ato do të zhvillohen me sistemin aktual zgjedhor. Por nëse zhvillohen në vitin 2021, atëherë duhet diskutuar edhe sistemi, që aleatët e kërkojnë me elemente të sistemit maxhoritar.

Por një pike që ndan palët është ajo e financimit të partive politike, ku PD kërkon financim të partive 100% nga shteti, por nuk mbështetet nga të gjithë aleatët.

Kreu i LZHK-së, kërkon që në draftin për reformën zgjedhore, të përfshihet edhe një pikë, që do të kërkojë pastrimin e listave zgjedhore, në mënyrë që të mos ketë vend për abuzime.

Në lidhje me denoncimin më të fundit të PD ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës, Shehi thotë se Rama, përballë asnjë kundërshtari, zgjodhi të bashkëpunojë me krimin.

“Sistemi të diskutohet për zgjedhjet e 2021” aleatët e opozitës të ndarë për financimin e partive

SHKARKO APP