Sistemi TIMS me probleme, personi i rrezikshëm kalon nën hundën e policisë

Sistemet e policisë kanë probleme pas goditjes kibernetike, dhe kjo u pa në komisariatin e Gjirokastrës. Shërbimet e policisë Gjirokastër kanë ndaluar një person duke udhëtuar me një mjet luksoz “benz G class”. Pas verifikimeve kanë konstatuar se mjetit i mungonte dokumentacion çka solli dhe procedurat e bllokimit të tij, por për sa përket drejtuesit policia nuk kishte informacion.

Pavarësisht se ai u dha dokumentat dhe gjeneralitetet në mungesë të sistemit ADAM policia nuk e kuptoi se personi që drejtonte makinën ishte me rrezikshmëri të lartë i dënuar për tentativë vrasje dhe në atë momente kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie. Ndërsa policia po bënte procedurat e bllokimit të mjetit drejtuesi i saj u zhduk pa gjurmë. Top Channel mëson se personi që i iku nga duart policisë është Fredi Keta.

Pasi në duar u kishte mbetur fotografia e drejtuesit të mjetit luksoz, policia u vu në alarm dhe pas konsultimeve me drejtoritë e tjera vendore kuptuan se personi që qëndronte para tyre kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie. Policia e Kamzës ushtroi kontroll në banesën e 37-vjeçarit dhe pasi nuk e gjetën e shpallën në kërkim.

SHKARKO APP