”Situata aktuale një dhuratë për Moskën”, Borrell: Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Teksa e cilëson situatën aktuale si një dhuratë për Moskën, përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. ”Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze, situata aktuale nuk është e qëndrueshme, është një dhuratë për Moskën”.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, tha edhe se angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm teksa ka informuar për diskutimet në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, ku merrnin pjesë dhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

“Folëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Diskutuam për rrugën e tyre drejt BE-së. Mirëpritëm zgjedhjet e tyre strategjike. Jo të gjitha vendet kishin të njëjtin mendim”. Duke u ndalur te politika e jashtme e këtyre vendeve, ai kërkoi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa për Shqipërinë dhe vendet e tjera tha se politika e jashtme e tyre përputhet me atë të BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Serbia nuk përputhet me politikën tonë të jashtme. Duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Të jesh neutral ndaj Rusisë është koncept i gabuar. Shqipëria përputhet me politikën tonë të jashtme. Mali i Zi gjithashtu dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Këto vende mund të kërcënohen më shumë nga Rusia. RMV e Shqipëria janë përcaktuar si vende jomiqësore. Edhe Kosova iu bashkua masave ndaj Rusisë. Edhe Bosnja iu bashkua masave ndaj Rusisë”, tha Borrell.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?