“Situata alarmante”, Tabaku: Borxhi publik në 2021 do të arrijë në 88%

Partia Demokratike ka reaguar përsëri sot në lidhje me raportin e FMN për situatën ekonomike në vendin tonë.

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar sot se situata ekonomike në vendin tonë është alarmante, ndërsa thekson se kriza e madhe do të shoqërohet me recension ekonomik dhe rritje të borxhit publik në 2021-in.

“Mesazhi i FMN-së lidhej me kujdesin ndaj qytetarëve vulnerabël. Qeveria i ka braktisur se zgjidhi PPP e koncensionet. FMN shkruan se Shqipëria ka paketën më të ulët në rajon dhe ka rezultuar në impaktin negativ Kriza e madhe do shoqërohet me recension ekonomik 7.5% e PBB-së, rënie e të ardhurave, ndikim afatgjatë që kjo krizë do ketë në ekonomi do të ndikojë në rënien e prodhimti të brendshëm bruto. Vendi do të përballet që në fillim të 2021 me një borxh publik sa 81.9% e PBB-së me skenarin për të shkuar në 88% pa PPP në vijim. Situata është alarmante”.-shprehet Tabaku.

Ish-deputetja thotë se kriza në Shqipëri po thellohet nga keqmanaxhimi i kryeministrit Edi Ramës dhe do të ndikojë në rënien e Prodhimit të Brendshëm Brutor në vitet në vijim

“Qeveria vazhdon ta ushqejë me gënjeshtra publikun, duke sajuar një buxhet që nuk është aspak korrekt me parametrat ekonomikë dhe që nuk  ofron asnjë vizion apo strategji se si do të zhvillohet ekonomia e Shqipërisë. I vetmi qëllim i qeverisë është si të përfitojë nga fatkeqësitë që i kanë rënë vendit, ndërkohë që shqiptarët janë ende në tenda. FMN thekson domosdoshmërinë për të qenë transparentë në procesin e rindërtimin. Shqipëria sot po vuan nga politika e taksave, të zbatuar nga Rama, një sistem të taksave të paqartë, një administratë tatimore të korruptuar dhe kjo përkthehet në rënie të të ardhurave për buxhetin por edhe barrë fiskale e rënduar për biznesin. Vendi sot është në depresion të dhënat tregojnë të ardhme jo të begatë se buxheti i shtetit është vjedhur”.-thekson Tabaku.

SHKARKO APP