Situata alarmante, tre persona u vetëvranë brenda ditës

Numri i vetëvrasjeve po rritet me shpejtësi në vend aq sa është kthyer në një fenomen vërtetë alarmant për shoqërinë shqiptare.

Çdo ditë raportohen raste vetëvrasjesh apo tentativash në vend.

E hëna ka qenë tragjike në qarkun e Durrësit ku tre persona i dhanë fund jetës, dy prej të cilëve në qytetin bregdetar dhe një në Krujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhetj fjalë për dy burra dhe një grua sipas policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas uniformave blu, “më datë 27.08.2018, në spital, ka vdekur shtetasi K.U., vjeç 50, banues në Durrës, i cili në banesë kishte pirë fostoksinë”.

Lidhur me rastin po vijojnë hetimet e mëtejshme.

Rasti i dytë ishte po në qytetin bregdetar. Sipas policisë, “më datë 27.08.2018, në lagjen nr. 15, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja E.D., vjeçe 56, e cila vdiq në spital”.

Ngjarja e tretë është regjistruar në Krujë ku një burrë 50-vjeçar i dha fund jetës me fostoksinë. “Më datë 27.08.2018, në Fushë Krujë, në banesë, është gjetur i vdekur, shtetasi B.M., vjeç 69, i cili dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim”, raporton policia.

Ndërkohë, psikologët kanë apeluar që të mos neglizhohet asnjë rast ku konstatohen shenja të depresionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?