Situata alarmuese nga Covid-19, qytetarët kundër mbylljes
Temperaturat e larta dhe koha me diell ka bërë që qytetarët ti frekuentojnë më shumë baret dhe restorantet, duke shtuar edhe rrezikun e përhapjes së Covid-19. Qytetarët shprehen se problemin më të madh e shohin te mos ndërgjegjësimi, sidomosi i të rinjve por janë kundër mbylljes.
”Ashpërsimi duhet të bëhet nëpër klube dhe pabe, që rrijnë nga 25 veta dhe ke dominotë, te pleqtë që grumbullohen e luajnë. Tani i pashë ishin 4-5 veta, i kapi polici por i la edhe pse ishin pa maska. Unë dua të ruaj veten në radhë të parë, po të tjerët nuk ruhen. Duhet që ti zbatojnë rregullat të gjithë, pjesa më e madhe nuk i zbatojnë”,-thanë disa prej tyre.
Pjesa kryesore e tyre janë dakord me mos ndryshimin e masave nga komiteti teknik. Kufizimet më të ashpra sipas tyre do sillnin dëm ekonomik për familjet shqiptare. ”Nuk kanë mundësi njerëzit, duhet të punojnë, duhet marrë rreziku përsipër nuk ke çfarë të bësh. Është puna e ekonomisë, që bie shumë ekonomia, njerëzit duhet të punojnë, më çfarë të jetojnë”.