Situata dramatike në Thumanë. Vijojnë kërkimet nën rrënoja
Tërmeti 6.4 ballë ka shkaktuar viktima, të plagosur dhe bëme materiale. Në Thumanë është situata më dramatike. Tre pallate të shembura, nga rrënojat e të cilëve deri më tani janë nxjerrë dy gra të vdekura.
Të tjerë banorë janë nxjerrë të gjallë, siç dëshmohet edhe në këtë foto. Një grua e gjakosur, e lënduar, e përlotur dhe e traumatizuar nga tërmeti, teksa të tjerë i qëndrojnë afër për ta qetësuar. Ndërkohë vijojnë kërkimet nën rrënoja për të gjetur të tjerë persona.
Edhe në Tiranë, tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Një pallat pranë Drejtorisë së Policisë ka pësuar dëme të mëdha. Një pjesë anësore e katiti të dytë është shembur dhe ka rënë në trotuar.
Pallati gjendet në rrugën Sami Frashëri shumë pranë Drejtorisë së Policisë. Edhe tek pallatet afër Kthesës së Kamzës është shembur një ballkon. Nga të dy vend ngjarjet fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.