“Situata duhet të merret më me seriozitet”, Artan Fuga nxjerr shifrat: 30% e familjeve me 3-4 persona kanë jo më shumë se 380 dollarë në muaj

Placeholder Image

Akademiku Artan Fuga i cilëson optimiste të dhënat se 45% e popullsisë jeton me 6 dollarë në ditë dhe sipas tij, ky do të ishte rast fatlum.

Ai kërkon që situata të merret më me seriozitet teksa publikon shifrat e një tjetër sondazhi që thotë se 30% e familjeve me 3-4 persona jetojmë me 3 ose 4 dollarë në ditë për frymë.

“Shumë optimiste që 45 përqind e popullsisë jeton me 6 dollarë në ditë. Ky do të ishte rast fatlum. Ne disa sondazhe kombëtare rezulton ndryshe, situata duhet të merret më me seriozitet. Ja një nga sondazhet më të fundit:
30 përqind e familjeve me mesatarisht 3 deri 4 persona kanë jo më shumë 400 mijë lekë të vjetra në muaj, pra aty te 380 dollarë në muaj.
Kjo do të thotë me jo më shumë se 3 ose katër dollarë në ditë për frymë”, deklaron Artan Fuga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?