Situata e Covid-19/ Brataj: Pritet një valë e re në shtator, qytetarët të bëjnë kujdes

Në Shqipëri prej shumë kohësh rastet me Covid-19 janë të pakta, por virusi është ende duke qarkulluar mes nesh dhe kujdesi i qytetarëve për Skënder Bratajn, nuk duhet ulur. Kreu i Urgjencës Kombëtare, thotë se me fillimin e vjeshtës, ekspertët kanë parashikuar një valë të re infektimesh, e quajtur “Vala e Bishtit”. Në ”News 24”, ai tha se situata në të cilën ndodhej vendi në muajt janar-shkurt, nuk do të përsëritet më.

Do mblidhet së shpejti komiteti i Ekspertëve?

Nuk e di, sepse ne kemi një strukturë që na lajmëron. Do të shtohet një orë në korrik. Do të rritet kapaciteti i stadiumeve, kinemave, deri në 30% të kapacitetit të tyre.

Muzika vijon të jetë e mbyllur, ç’keni me të?

Janë marrë masat. Nuk e di se sa zbatohet. Të gjithë këto pyetje. Edhe ne kemi jetë private, nëse ndodhem në lokal në orën 23:00 do të ngrihem e të dal. Nuk është perceptim personal. Çdo gjë te Komitetin Teknik realizohet me anë të votave. Siç e kam thënë nuk bëjmë vetëm analizën e gjendjes tonë, por edhe ndërkombëtarëve. Sigurisht s’prishim rritjen e janar-shkurtit, por ka një rritje. Të shtrosh 7 të sëmurë, kur nuk shtronim asnjë gjatë zgjedhjeve dhe kohës së Bajramit. Do të jetë dhe vala e Bishtit, do të vijë në vjeshtë. Mutacionet bëjnë punën e saj.

Varianti DELTA, thuhet se do të ketë infektueshmëri të lartë dhe njerëzit janë të shqetësuar se vaksinat nuk ruajnë imunitetin ndaj kësaj mutacioni.

Është e vërtetë që ka një inektueshmëri të madhe. Është vërtetuar, që është me shkallë më të lartë infektimi se varianti ALFA i Britanisë së Madhe. Moska ka shumicën e të infektuarve DELTA, e njëjta gjë dhe në Spanjë. Kjo po na afrohet. Fakti i vaksinimit, funksionon ndaj variantit DELTA. Ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është fakti që edhe pse ke bërë vaksinën, nuk do të thotë që je plotësisht i mbrojtur. Sigurisht që sëmundja vetëm dëmtime të sjell, ndaj duhet të mbrohemi. Kujdesi duhet të vazhdojë. Virusi është midis nesh, kujdesi është ajo që duhet.

SHKARKO APP