Situata e Covid-19, Pipero: Virusi ka nisur të fitojë terren, është ende agresiv

Për mjekun infeksionist, Pëllumb Pipero virusi vdekjeprurës është ende agresiv, por numri i pakët i rasteve dhe viktimave lidhet me faktin se një pjesë e popullsisë e ka kaluar virusin, e të tjerët kanë bërë vaksinat.

“Numrat realisht kanë rënë dhe do të bien sepse një pjesë e qytetarëve janë vaksinuar, e një pjesë e kanë kaluar. Virusi ende është agresiv.

Vitin e kaluar ne patëm edhe bllokim, u ndërprenë qarkullimet ndërkombëtare, u ul qarkullimi brenda dhe jashtë vendit dhe qarkullimi i viruseve ishte i ulët, për shkak të masave që ndikonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt është thënë që ky virus nuk lë vend për viruset e tjera. Fakti që virozat e tjera stinore kanë filluar të kenë aktivitet. Virusi ka nisur të fitojë terren”, tha Pipero.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?