Situata e gripit, ISHP: Në Shqipëri paraqitet rritje

Jemi në stinën e virozave dhe për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare por në disa raste shkakton ndërlikime të rënda dhe vdekjen. Instituti i Shëndetit Publik, ka bërë publike edhe të dhënat e virusit të gripit në vendin tonë dhe trendet në rritje që ka. Sipas ISHP sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse të gripit, të cilat mund të përhapen shumë shpejt në ambientet e mbyllura. ISHP bën të ditur se vihet re prirja e infeksioneve respiratore që paraqitet në rritje në javën e dytë të 2020. Po ashtu në javën e dytë të 2020, aktiviteti i gripit në Evropë paraqet rritje, pavarësisht se shumica e vendeve raportojnë aktivitet bazë ose të ulët. Që nga fillimi i sezonit mbizotërojnë viruset e tipit A dhe tipit B.

”Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, Instituti i Shëndetit Publik informon se prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rritje në javën e dytë të 2020”. Instituti i Shëndetiti Publik fton të gjithë qytetarët të kujdesen për higjenën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni.

”Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, Instituti i Shëndetit Publik informon se prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rritje në javën e dytë të 2020. Prej fillimit të vitit në vend është evidentuar qarkullimi i viruseve A/H1pdm09, A/H3 dhe B të gripit. Prej javës 43 deri në javën 02 janë grumbulluar 216 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës. Nga testimi i tyre në 27 (12.5%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 19 (70.4%) virusi i tipit A dhe 1 (29.6%) virusi i tipit B. Nga 19 viruset e tipit A 13 (68.4%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 6 (31.6%) të nëntipit A/H3, pra edhe në Shqipëri vihet re mbizotërim i virusit të gripit A/H1pdm09. ISHP bën me dije se aktiviteti i virusit të gripit, shpërndarja dhe tipi apo nëntipi dominant për Kontinentin Europian janë po të njëjtit me vendin tonë. Në javën e dytë të 2020 aktiviteti i gripit në Europë paraqet rritje, pavarësisht se shumica e vendeve raportojnë aktivitet bazë ose të ulët. Që nga fillimi i sezonit mbizotërojnë viruset e tipit A dhe tipit B. Instituti i Shëndetiti Publik, fton të gjithë qytetarët të kujdesen për higjenën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni, ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orjentim për periudhën e sezonit të gripi”.

Teksa kurba e qarkullimit të virusit të gripit është në rritje, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, siguroi se shërbimi do të jetë 24 orë në tre qendra shëndetësore në Tiranë, pa patur nevojë që të shkohet në spital për urgjencat pediatrike që mund të trajtohen në qendrat shëndetësore, në kushte të mira dhe me profesionistë pediatër të kualifikuar. ”Virusi i gripit, sipas sistemit të survejancës ka një intensitet mesatar, me tendencë rritje, ndaj ne i jemi përgjigjur kësaj situate me garantimin e shërbimit shëndetësor 24 orësh në 7 ditë të javës në qendrat shëndetësore të Tiranës, ku edhe fluksi është më i lartë. Janë 3 qendra shëndetësore, ajo nr. 10 që do të mbulojë zonën e ish-Oxhakut, qendra shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut, qendra nr. 7 në Laprakë, të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor për fëmijët në moshën pediatrike edhe gjatë natës”.

SHKARKO APP