Situata e kriminalitetit në vend, interpelancë me ministrin Lleshaj

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot Seancën Plenare ku do të ketë një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkuar nga një grup deputetësh lidhur me kriminalitetin në vend.

Në Kuvend do të shqyrtohet edhe raporti i Këshillit të Ministrave për ecurinë e procesit të integrimit për vitin 2019. Sot në Kuvend do të shqyrtohet edhe raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2019.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2019.

Në rend të ditës sot është edhe shqyrtimi i Aktit Normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe Dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit dhe “Për aktivitetet e turizmit detar”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin në Kuvend dhe “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin e Presidentit të Republikës “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.
Në Kuvend do të shqyrtohet edhe Projektrezoluta “Për vlerësimin e punës së grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve” për vitin 2019 dhe për Planin e Veprimit për vitin 2020”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës dhe numrit të punonjësve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë sot edhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore”, të ndryshuar”.

SHKARKO APP