Situata e përmbytjeve në Lezhë e Shkodër. Ende nën ujë qindra hektarë tokë dhe rrugë të pakalueshme
Vijon të jetë ende problematike situata e përmbytjeve në Shkodër e Lezhë, pasi vendi u përfshi nga reshjet e shiut për disa ditë me radhë.
Qarku i Shkodrës – 1130 ha tokë e përmbytur. Rruga e Obotit kalohet vetëm me mjetet e ushtrisë. Aktualisht janë 7 familje të evakuuara, gjithsej 24 persona që akomodohen në konvikte. Po ashtu raportohet për gërryerje e tokave bujqësore në bregun e lumit Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.
Qarku i Lezhës – 1300 ha tokë e përmbytur. Prezencë uji në 4 banesa. E pakalueshme rruga që lidh fshatin Torovicë me Malecaj. E pakalueshme edhe rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër).