Situata e presidentes Osmani në Shkup, zv/kryeministri Mexhiti: Jemi duke u marrë me rastin në fjalë, ishte keqkuptim

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka konfirmuar incidentin në aeroportin e Shkupit dhe konfrontimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me sigurimin, pasi kësaj të fundit iu kërkua të hapë valixhet e saj dhe të tregojë se çfarë kishte në to, por ka refuzuar. “Jemi duke u marrë me rastin në fjalë. Do ketë kumtesë për media. Ka qenë më shumë keqkuptim, gjithçka është në rregull”, tha Mexhiti.

Sipas një medias maqedonase “Infomax.mk”, gjithçka ka filluar kur Osmani, që po e përdorte Aeroportin e Shkupit si tranzit ka refuzuar ta hap valixhen për kontroll, kur diçka e tillë i është kërkuar nga sigurimi i aeroportit. Ata kanë kërkuar që Osmani të kalonte, pas refuzimit nga sigurimi i aeroportit, situata ka eskaluar dhe janë nxjerr armët.

Ajo është ndalur dhe me këtë rast ka telefonuar kryetarin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili ka dërguar në aeroport pjesëtarët e sigurimit të tij në krye me shefin Sabedin Sinani. “Osmani nuk pranoi të zbatonte urdhrin dhe iu drejtua në mënyrë të pahijshme sigurimit të aeroportit”, shkruan media maqedonase.

SHKARKO APP