Situata e rëndë në vend, Maliqi: Interpelancë me Ramën
Deputeti Lefter Maliqi, tha se do të kërkojë interpelancë me kryeministrin Edi Rama për situatën e rënduar në vend. Maliqi ishte i ftuar në studion e Report Tv, ku diskutoi në lidhje me zgjedhjet e parakohshme dhe operacionin “Forca e Ligjit”. Të dy e cilësuan si show dhe të panevojshme aktin normativ të qeverisë për krijimin e OFL, ndërsa ishin të ndarë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. “Ky akt i bëri një sfumim SPAK dhe se tani gjithçka që vendoset është në dorën e Ministrit të Brendshëm. OFL ka marrë 20 veta nga forcat komando, duke ngatërruar ushtrinë me policinë e shtetit. Policia e Shtetit është kthyer në një polici politike”,-tha Maliqi.