Situata e rëndë nga Covid-19/Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë deri më…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije se duke marrë shkas nga të dhënat e fundit të Covid-19, qeveria greke ka vendosur t’i shtyjë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë.
Deri atëherë, të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për Covid-19, i kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në Greqi.
Certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën /numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit. Për fëmijët nën 10 vjeç, ky test nuk do të jetë i detyrueshëm.
Të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek. Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.