Situata e rënduar e Covd-19 në Shqipëri. Ambasada Gjermane jep njoftimin e rëndësishëm për vizat dhe pasaportat

Situata e rënduar me Covid-19 në Shqipëri ka detyruar Ambasadën Gjermane që të mbyllë që prej ditës së sotme zyrën e vizave dhe të pasaportave.

Në një njoftim për mediat thuhet se “personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi”.

Njoftimi i plotë

Prej ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.

SHKARKO APP