Situata e zjarreve në vend drejt normalizimit, disa vatra të vogla ende aktive

Situata e zjarreve në vend po shkon drejt një normalizimi, por sipas autoriteteve ende disa vatra të vogla janë aktive. Forcat e shërbimit zjarrfikës, të mbështetur nga Forcat e armatosura dhe banorët e zonave të ndryshme janë angazhuar në izolimin e shuarjen e flakëve.

Situata paraqitet më problematike në fshatin Shetaj të bashkisë Durrës, ku flakët vijojnë të jenë aktive në Kepin e Rodonit. Të mërkurën, prej orës 6 të mëngjesit 15 efektivë të zjarrfikësve, 3 mjete si dhe efektivë ushtrie kanë vijuar punën për shuarjen e flakëve.

Një zjarr ka rënë pasdite edhe në zonën e Qafë Panjës, në bashkinë Pogradec. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe te pyllëzuar me ah dhe dushk. 3 hektar po digjen aktualisht ndërsa terreni është shumë i vështirë.

SHKARKO APP