Situata e zjarreve në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën me zjarret në vend.

Forcat e emergjencave civile kanë mundur të fikin një pjesë të madhe të vatrave të zjarrit që u aktivizuan gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit.

Është izoluar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme vatra në shpatin e malit, në kthesën e Balldrenit, në Lezhë, duke shmangur tërësisht rrezikun për banesat dhe bizneset në zonë. Aktualisht po vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Ligjin në Orosh të bashkisë Mirditë, ku flakët po zhvillohen me intensitet të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu është shmangur rreziku për banesat në fshatin Qesarat në bashkinë e Finiqit, ku puna po vijon për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fshatin Patin, njësia administrative Klos, ku dje ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll dushku është bërë e mundur të shuhet një pjesë e vatrës dhe nuk paraqet rrezik për banesat. Në terren kanë shkuar edhe 20 forca nga shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor për të mundësuar izolimin e plotë gjatë ditës së sotme.

Pa rrezik për zonat e banuara është edhe situata në zonën e quajtur “Makaresh”, në zonën e Krastës në Krujë, si dhe në fshatin Bizë në Ishëm të Durrësit, ku po punohet pa ndërprerje për të shuar vatrat e zjarrit”,- njofton ministria e Mbrojtjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?