”Situata ka qenë shumë e rëndë”, gazetari tregon tmerrin që përjetoi prej gazit lotsjellës që hodhi Garda

Edhe pse ishte thënë se gjatë protestës së sotme nuk do të kishte dhunë ajo u përshkallëzua. Garda e Republikës hodhi gaz lotsjellës ujë dhe më pas qëlloi me plumba gome drejt protestuesve.

Gazetari Erjon Skëndaj ka treguar se edhe gazetarët janë lënduar gjatë kohës që raportonin për protestën.

Ai ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të protestuesve që u lënduan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është shprehur kështu:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata që janë në spital kanë qenë shumë pranë vendit, ku është çliruar gazi. Edhe gazetarët patën probleme. Edhe unë vetë pata, 15 deri në 20 min për t’u normalizuar frymëmrrja. Situata ka qenë shumë rëndë. Gazi i bardhë çlirohej nga të dyja portat e Kryeminsitrisë.
Si dhe ai ka treguar se një prej protestuesve ka marrë një dëmtim në kokë dhe një tjetër ka një hematomë në krah.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?