Situata kaotike/Kreu i PD-së në Athinë: Qeveria ka lënë në mes të rrugës qindra emigrantë

Dhjetëra emigrantë në Kapshticë, Kakavijë e Qafë Thanë, kanë mbetur të bllokuar në kufi tashmë prej orësh. 67 emigrantë në Kakavijë presim në tokë neutrale. Autoritet shqiptare kanë “kyçur” derën hyrëse.

Sipas emigrantëve, doganierët u kanë thënë se nuk mund të kalojnë, pasi nuk kanë aplikuar në ambasadë për të hyrë në Shqipëri.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike për Greqinë, Fatmir Gjoci, i cili përmes rrjeteve sociale deklaron se Qeveria shqiptare ka braktisur qindra shtetas të saj, duke i lënë në mes të rrugës, për shkak se kanë mbyllur pikat kufitare, si ato ajrore, detare dhe atë toksore, si shkak i masave për të parandaluar përhapjen e virusis Covid-19.

Reagimi i kreut të PD-së në Athinë

Kryeministri i propagandes!!

Qeveria e përrallave!!

Qindra shtetas Shqiptarë, kane nglelur ne meshire të fatit, ne pikat doganore të Greqise.

Shkak, lidhur me situaten e fundit covid-19.

Mar shkas meszhet e dhjetra bashkeatdhetarve që me kane derguar dhe kontaktuar ne tel.

Qeveria shqiptare ka braktisur qindra shtetas të saj, duke i lene ne mes te rruges, per shkak se kane mbyllur pikat kufitare, si ate ajrorë, detarë dhe ate toksorë, shkak masat per të parandaluar virusin covid-19.

Eshte shume e padrejte dhe pergjegjshmeri e qeverise, që të mos lejosh qytetaret e tu, të hyjne ne atdheun e tyre.

Të gjithe keta shtetas, nuk mund të lihen ne mes te rruges, pa ju afruar asnje lloje ndihme dhe pa asnje interesim nga qeveria, duke qendruar ne të ftohte dhe duke i sorollatur sa poshte larte ne kushte të veshtira skandaloze.

Kryeministri Edi Rama, që tashme ka prirje vetem të beje propagande dhe asgje tjeter, ka pergjegjesi të madhe dhe jo vetem, per dhunimin që ben ndaj qytetareve të tije.

Para ca diteve, u zotua që do te mundesonte kthimin e te gjithe shtetasve, që kishin ngelur ne vendet e europes, madje do t’ju mundesonte dhe udhetimin falas me avjon.

C’jane keto perbuzje dhe tallje, që ben me njerezit Edi Rama??

Kjo eshte nje turp dhe papergjegjshmeri e juaja, qe vetem nje Kryeminister karagjoz si puna juaj, mund ta pertyp kete marrezi.

Kerkoj ne emer te mijera e mijera emigranteve, që t’ju jepet mundesia e kalimit per ne shtepite e tyre, të gjithe atyre qytetareve të braktisur dhe të injoruar nga vete ju, nga nje person, që e ka emrin Edi Rama!!

Mundesoju kalimin sa me të shpejte të tyre, duke respektuar me tej sipas ligjit, mbykqyrjen dhe të vetekarantinohen ne ambjentet e tyre.

Eshte pergjegjesi e qeverise dhe e juaja personale, te besh rrugezgjidhje dhe jo brrockulla!!

Turp!!

Fatmir Gjoci.

SHKARKO APP