Situata me COVID-19, Manastirliu nxjerr foton: Ja reparti në QSUT pret 100 urgjenca në ditë
Shërbimi i Urgjencës së sëmundjeve të brendshme vijon të përballojë rreth 100 urgjenca çdo ditë, pavarësisht faktit se vendi ndodhet përballë pandemisë së COVID-19.
Ky fakt bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu sjell në vëmendje punën e profesor Eqerem Hasanit.
“Prof. Eqerem Hasani nuk e ka ndalur punën për asnjë moment bashkë me ekipin e tij të palodhur në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në #QSUT.
Edhe pse jemi ende në mesin e një situate të pazakontë të përballjes me #COVID19, shërbimi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme vijon të përballojë rreth 100 urgjenca çdo ditë dhe ku çdo ditë, shpëtohen jetë!
#KrenarePërMjekët
#BASHKË””, shkruan Manastirliu.