Situata në Elbasan/Boçi: Pothuajse i gjithë personeli mjekësor me Covid-19

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, thotë se në Elbasan, situata me Covid-19 është katastrofike. Për të, vetëm një Zot e di sesi do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria thotë ai, është pa zot se kanë marrë pushime të gjata.

“Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv. Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit. Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve. Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute. Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta. Rama e Manastirliu flasin nga kullat e detit. Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?