Situata në Gjykatën e Lartë, 183 vite për të zgjidhur një çështje

Sipas raportit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për vitin që lamë pas një qytetar i cili ka një çështje civile në këtë Gjykatën e Lartë do t’i duheshin 66 mijë e 803 ditë ose 183 vite për të pasur një vendim. Nëse një qytetar kërkon drejtësi për një çështje administrative, do t’i duheshin 19.459 ditë ose 53 vite ndërsa për çështje penale do t’i duhej të priste 10. 228 ditë ose 28 vite.

Krahasuar me vendet e BE-së, të dhënat për këtë gjykatë nuk kanë të krahasuar. Një çështje civile në vendet e BE shqyrtohet për 179 ditë, ajo penale 105 dhe administrative 187 ditë. Situata sipas raportit të KLGJ është shqetësues edhe në Gjykatën e Apelit.

Një dosje civile kërkon 784 ditë, 167 ato penale dhe situata rëndohet tek Gjykata Administrative e Apelit ku për të përfunduar një dosje duhen 1171 ditë ose gati 3 vite. Gjykatat e shkallëve të para sipas raportit janë mjaft efektive krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian.

192 ditë kërkon një çështje civile të zgjidhet në gjykatat e shkallëve të para në BE, 104 duhen Shqipëri. 117 ditë kërkojnë dosjet penale në Evropë, ndërsa në Shqipëri gjykatat e rretheve në Shqipëri i zgjidhin për 48 ditë. 229 ditë kërkon zgjidhja e çështjeve administrative në gjykatat e shkallëve të para në Bashkimin Evropian dhe 119 në Shqipëri.

SHKARKO APP